Bota

Eurodeputetët kundër Vuçiqit, letër KE dhe BE: Mos njihni zgjedhjet në Serbi! Kur pritet të marrë vendim Parlamenti Evropian

Disa eurodeputetë i dërgojnë letër zyrtarëve të KE-së dhe BE-së, kërkojnë që të mos njihen rezultatet e zgjedhjeve në Serbi.

Anëtarët e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të Gjelbrit dhe Social Demokratët (S&D) i dërguan një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Integrimit dhe Sigurisë, në të cilat ata kërkojnë një hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare, provinciale dhe lokale serbe që ishin nën kujdesin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian.

Letra gjithashtu kërkon që rezultatet e zgjedhjeve të mos njihen derisa të përfundojë një hetim i plotë i pavarur për parregullsitë zgjedhore. Deputetët kërkojnë një hetim me vëmendje të veçantë për zgjedhjet për Kuvendin e Qytetit të Beogradit, si dhe raportimin e tyre në Parlamentin Evropian.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Ne mbetemi në mbështetje të qytetarëve të Serbisë që po protestojnë për mundësinë e tyre për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike, si dhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, akuzat e rënda lidhur me zgjedhjet e fundit nuk janë në përputhje me standardet demokratike dhe e cenojnë këtë qëllim”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

“Disa misione vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore kanë arritur në përfundimin se zgjedhjet në Serbi nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme dhe kanë gjetur dëshmi për parregullsi dhe mashtrime të hapura zgjedhore. Misioni vëzhgues i KRRT-së ka shprehur shqetësim edhe për zgjedhjet lokale në qytetin e Beogradit”, thuhet në letër.

Në letër thuhet se disa nga gjetjet përfshijnë akuza për blerje votash, abuzim me burimet publike, nënshkrime të falsifikuara të mbështetjes në listat zgjedhore, ndikim joproporcional të qeverisë në media, manipulime serioze dhe të planifikuara mirë të listës së votuesve dhe migrim të votuesve, duke përfshirë edhe vendet fqinje, si dhe presionin ndaj përfituesve të ndihmës sociale dhe punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore për të votuar për partinë në pushtet për të mbajtur vendet e punës dhe përfitimet e tyre.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Më 8 shkurt Parlamenti Evropian do të votojë për rezolutën për zgjedhjet serbe. Rezoluta u pasua me debate në seancën plenare në Strasburg, si dhe nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE (AFET).

YouTube player