Lajme

Euro “prek fundin”, monedha evropiane shkon afër 100 lekëve

Euro po shkon në ciklin e shpejtë të zhvlerësimit. Monedha europiane po këmbëhet këtë mesjavë, me 101 lekë. Ky konvertim është pjesë e rrugëtimit në rënie të monedhës eurpiane, që ka nisur prej më shumë se 1 viti e gjysmë e nuk po ndalet.

Në stinën e verës, zhvlerësimi është i pritshëm, për shkak të valutës që sjellin turistët, por për një pjesë të bizneseve shqiptare, si eksportuesit dhe prodhuesit kjo përkthehet me humbje.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Përgjatë vitit të fundit kalendarik, nga korriku 2022 në korrik 2023, euro është zhvlerësuar 10.5%. Përgjatë 7 muajve të fundit, pra në pjesën e parë të vitit 2023, euro ka rënë më shumë se 7% %.

Me këtë ritëm rënieje, kursi i këmbimit, jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por ka parë edhe përshpejtim të nënçmimit, si asnjëherë më parë.

Këtë periudhë, në rënie po shkon edhe dollari amerikan, i cili po këmbëhet me 90 lekë këto ditë.

Franga zvicerane, po ashtu nuk bën përjashtim teksa edhe ajo ka humbur pikë duke u blerë me 104 lekë, ndërkoha që  edhe paundi ka zbritur nën 117 lekë.

Rruga Press

YouTube player