Lajme

Euro “prek fundin”, monedha evropiane shkon afër 100 lekëve

Euro po shkon në ciklin e shpejtë të zhvlerësimit. Monedha europiane po këmbëhet këtë mesjavë, me 101 lekë. Ky konvertim është pjesë e rrugëtimit në rënie të monedhës eurpiane, që ka nisur prej më shumë se 1 viti e gjysmë e nuk po ndalet.

Në stinën e verës, zhvlerësimi është i pritshëm, për shkak të valutës që sjellin turistët, por për një pjesë të bizneseve shqiptare, si eksportuesit dhe prodhuesit kjo përkthehet me humbje.

Lexo më shumë  Hapen letrat e tjera/ Veliaj, plan vendor vetëm për Ajolën. Si u “sajua” rruga te "Shkolla e Kuqe" për komplekset e banimit

Përgjatë vitit të fundit kalendarik, nga korriku 2022 në korrik 2023, euro është zhvlerësuar 10.5%. Përgjatë 7 muajve të fundit, pra në pjesën e parë të vitit 2023, euro ka rënë më shumë se 7% %.

Me këtë ritëm rënieje, kursi i këmbimit, jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por ka parë edhe përshpejtim të nënçmimit, si asnjëherë më parë.

Këtë periudhë, në rënie po shkon edhe dollari amerikan, i cili po këmbëhet me 90 lekë këto ditë.

Franga zvicerane, po ashtu nuk bën përjashtim teksa edhe ajo ka humbur pikë duke u blerë me 104 lekë, ndërkoha që  edhe paundi ka zbritur nën 117 lekë.

Rruga Press

YouTube player