Lajme

Euro nuk ndal rënien, çfarë ndodh me kursin e këmbimit valutor?

Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në dy ditët e para të kësaj jave. Të martën, një euro u këmbye me 121.23 lekë.

Që nga fillimi i gushtit, monedha e përbashkët ka humbur 0.43 lekë. Ky është niveli më i ulët në gati dy vjet, që nga shtatori i vitit 2019.

Sipas aktorëve të tregut, arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhet me efektet sezonale, që këtë vit janë më të forta sesa në verën e kaluar (kur vendi po vuante pasojat e pandemisë) për shkak të gjallërimit të turizmit. Hyrjet e shtuara të turistëve të huaj dhe të emigrantëve (porti i Durrësit ka pasur trafik të rënduar ditët e fundit) kanë rritur ofertën për valutë në treg, duke ndikuar në nënçmimin e fortë të euros.

Lexo më shumë  Në 28-vjetorin e rënies heroike, Haxhiu nderon Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Në jetën e tyre dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën krah për krah

Këtyre u shtohen dhe faktorë të tjerë në kahun e ofertës, si valuta që hyn në mënyrë informale. Në të kundërt, në kahun e kërkesës ka një tërheqje të dobët të valutave, duke ushtruar më shumë presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët, shkruan Monitor.

Euro ndërkohë është e dobët edhe në bursat ndërkombëtare. Të martën, një euro u këmbye me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill, për shkak të pasigurive që ka sjellë në ekonominë një valë tjetër e virusit, ndërsa dollari u ndihmua nga pritshmëritë se Rezerva federale do të nisë një program të blerjes së obligacioneve.

Lexo më shumë  Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje duke u këmbyer të martën me 103.39 lekë, 0.23 lekë më shumë se një ditë më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *