Etablimi i VV-së si forcë qeverisëse – interes jetik i Kombit
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Në Europë, epoka e perandorive kishte përfunduar me fundin e Luftës së Parë Botërore.
Dy perandoritë e fundit që qenë shkërmoçur – e Habsburgëve dhe Osmane, i hapën rrugë përmbylljes së epokës së shtetit-komb, që kishte filluar të merrte formë që në shek.XVIII-të, megjithëse epoka reale e shtetit-komb do të fillonte tek me përmbylljen e asaj koloniale [1960].
Ky tranzicion pati edhe ndeshtrashat e tij. Në Europën Juglindore fillimisht nën plafin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, qe krijuar Federta e sllavëve të jugut – Jugosllavia, por që brenda saj aneksoj pak më shumë se gjysmën e hapësirës jetësore të shqiptarëve dhe pjesë të Vojvodëinës, që ishte e banuar me hungarez dhe gjerman dhe Istrën, e banuar me shumicë italiane, e që më pas qe shtrënguar t’ia kthejë Italisë, diku në fillim të viteve ’70-të të shekullit të kaluar.
Pretendimi rus për ta gllabruar Ukrainën duket se po i hap udhë jo veëtm rendit të ri botëror, por me këtë edhe rikthimit të perandorive.
Rusia dhe Kina ka kohë që kanë investuar në këtë plan, ndërkaq SHBA-të me risjelljen e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë vetëm sa do ta përshpejtojnë këtë proces, natyrisht duke i marrë në konsideratë para së gjithash interesat e tyre nacionale.
Rikthimi tek fryma e perandorive gjthësesi cenon rënd BE-n, e para së gjithash shtetet-kombe europiane që janë ende jashtë strukturës së BE-së. Prandaj politikat strategjike që do të aplikohen për rimëkëmbjen e BE-së, do të duhej të ishin në përputhje edhe me integrimin e përshpejtuar të Europës Juglindore edhe duke marrë në konsideratë këto interesa me karakter të pastër gjeopolitikë.
Vet krijimi i BE-së kishte në qendër të tij interesat gjeostrategjike, ashtu si edhe secila valë zgjerimesh.
Shih për këtë, është me shumë interes etablimi i Vetëvendosjes si forcë qeverisëse në Kosovën e katër viteve pasuese. Shekulli 21 duhet të jetë shekulli i shqiptarëve; ka kaluar epoka e coptimit të trojeve shqiptare dhe poshtrimit të kombit.
VV-ja gjaët mandatit që kaloi promovoi një Kosovë sovrane dhe të pavarur nga ndikimet e jashtme, duke kundërshtuar çdo lloj ndërhyrjeje që mund të cenojë vendimmarrjen kombëtare. Politikat e saj kanë synuar forcimin e shtetit, duke u bazuar në parimin e vetëvendosjes dhe në ndërtimin e institucioneve të fuqishme.
Një nga shtyllat ideologjike të VV-së ka qenë gjithmonë bashkimi kombëtar. Për shumë shqiptarë, sidomos ata që e shohin këtë si një aspiratë historike, forcimi i VV-së në pushtet shihet si një hap drejt integrimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm ose në një bashkëpunim më të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndryshe nga qeveritë e mëparshme, VV ka mbajtur një qasje më të ashpër dhe më të kujdesshme ndaj dialogut me Serbinë, duke kundërshtuar kompromise që mund të cenojnë interesat e Kosovës. Kjo shihet si një politikë e domosdoshme për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës.
VV ka promovuar një model ekonomik që synon zhvillimin e qëndrueshëm, mbështetjen e prodhimit vendor, fuqizimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor dhe një shtet më të fuqishëm social. Për shumë qytetarë që përballen me papunësi dhe varfëri, kjo është një arsye kyçe pse VV duhet të mbetet forcë qeverisëse.
Ky gjakim historik i shqiptarëve dhe ky fakt tashmë historik edhe me egzistencën e dy republikave tona, duhet të njihet e tumiret nga partnerët tanë si Sine qua non.
Qeveria e Kurtit do ët ketë tutje prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve shtetërore, prandaj ky objektiv ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e brendshëm dhe marrëdhëniet rajonale.
Kosova, nën qeverisjen e Kurtit, ka ruajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe BE-në, të cilat kanë interes për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm. Kjo ndihmon në ruajtjen e sigurisë rajonale përmes bashkëpunimit diplomatik dhe ekonomik.
Me një fokus në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve sociale, qeveria synon të krijojë një klimë të qëndrueshme brenda vendit. Një ekonomi e fortë redukton tensionet sociale dhe rrit mirëqenien, që ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet me fqinjët.
Ndërkaq investimet në sektorin e mbrojtjes dhe bashkëpunimi me NATO-n për rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e bëjnë vendin më të aftë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të shmangur tensionet apo ndërhyrjet e jashtme. Në këtë kontekst, politikat e VV-së janë të orientuara drejt forcimit të shtetit, sigurisë dhe stabilitetit, duke i kontribuar edhe paqes dhe prosperitetit në rajon.
Madati i ri i Qeverisë Kurti do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ndryshimet e pritshme në Tiranë. Këtë duhet shikuar edhe si interes jetik të Kombit, nëse kemi parasysh vizionin e saj politik. Etablimi i saj për katër vitet pasuese në pushtet, do t’i garantone pozicionim më të fuqishëm Kombit që në fillet e procesit të krijimit të arkitekturës së re të sigurisë europiane, që po e imponon epoka e re e perandorive në ngjitje.
Rruga Press