Bota

Estonia ndalon kremtimet e 9 majit

Estonia thotë se po i ndalon tubimet publike për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, ku njerëzit shfaqin simbole ushtarake, apo të flamujve rusë. 9 Maji festohet tradicionalisht nga popullsia e konsiderueshme ruse e vendit baltik për të kremtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

“Shteti estonez deri më tani ka qenë tolerant ndaj ngjarjeve të 9 majit, por aktivitetet aktuale të Rusisë në Ukrainë përjashtojnë tubimet publike në Estoni, që shprehin mbështetje për shtetin agresor dhe shfaqin simbole lufte”, tha të mërkurën shefi i policisë dhe rojeve kufitare, Elmar Vaher.

Lexo më shumë  Rumania shkatërroi dronin me eksploziv pranë platformës së gazit, Von der Leyen paralajmëron për “luftë hibride”

Policia tha të mërkurën se përkujtimi i të vrarëve në Luftën e Dytë Botërore nuk ishte i ndaluar, por “nuk duhet të përdoret për të nxitur dhunën dhe urrejtjen midis njerëzve”.

Ndër simbolet e ndaluara janë flamujt e Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, uniformat ushtarake sovjetike dhe shiritat portokalli dhe të zinj të veshur në Rusi për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ndalimi është në fuqi deri më 10 maj dhe vlen për kryeqytetin Talin dhe zonat përreth.

Lexo më shumë  Tajvani propozon buxhetin më të madh të mbrojtjes në historinë e vet

Banorët rusë përbëjnë rreth 25% të popullsisë 1.3 milionëshe të Estonisë dhe ata tradicionalisht mblidhen për të vendosur lule më 9 maj në statujën e Ushtarit të Bronztë të Talinit, që përkujton trupat e rëna të Ushtrisë së Kuqe në betejat e Luftës së Dytë Botërore në Estoni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *