Bota

Është i ndaluar përdorimi i tyre, rusët përdorin mina të teknologjisë së fundit në Ukrainë

Një lloj i ri mine po përdoret nga trupat e Vladimir Putinit në Ukrainë. Sipas New York Times ushtria ruse ka shpërndarë në territorin e Ukrainës, një lloj mine të avancuar.

POM-3 e cila shpërthen pa nevojën që njeriu të shkel mbi të, por dallon ecjen në distancë të afërt.

Sensori sizmik POM-3 mund të dallojë në mënyrë efektive midis njerëzve dhe kafshëve.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

POM-3 zakonisht qëllohen me raketë dhe bien në tokë me parashutë, sipas CAT-UXO, një burim në internet për teknikët ushtarakë dhe civilë të bombave, i cituar nga New York Times. 

Kur mina ndjen një person që ecën pranë saj, ajo lëshon një kokë të vogël shpërthyese që shpërthen në ajër, duke prodhuar fragmente që janë vdekjeprurëse deri në rreth 50 metra larg.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Edhe pse përdorimi i tyre është ndaluar, organizatat e të drejtave të njeriut i kanë lokalizuar ato në periferi të Kharkiv-it .

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *