Sport

Është fundjava e titullit. Ja kombinimet e fitores për Hamilton dhe Verstappen

Në Abu Dhabi si asnjëherë më parë këto vite, madje për herë të parë që nga viti 1974, dy pilotë vijnë me pike të barabarta në garën e fundit të Botërorit në Formula 1.

Provat e lira nisën nën shenjën e Max Verstappen i cili ishte më i shpejti në provat e para ndërsa kampioni në fuqi, Lewis Hamilton u përgjigj me kohën më të shpejtë në provat e dyta. Edhe këtu një barazi që do ta ndajë vetëm pole position se kush do të niset i pari në garën e të Dielës.

Në fakt ka disa skenarë që njëri ose tjetri të shpallen kampionë dhe për pilotin e Red Bull ka një favor në fakt.

Që Max Verstappen të shpallet kampion bote pas garës së fundit në Abu Dhabi duhet që:

Të përfundojë garën përpara Lewis Hamilton

As ai dhe as Hamilton nuk marrin pike(atëherë piloti i Red Bull do të kurorëzohej kampion bote për shkak të numrit më të madh të fitoreve këtë sezon, 9 kundrejt 8 të rivalit.

Që Lewis Hamilton të shpallet kampion bote:

Duhet që me çdo mënyrë ai të perfundojë garën përpara Max Verstappen.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *