Lajme

Escobari përsërit se Asociacioni duhet të krijohet në përputhje me Kushtetutën

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu është në duart e Bashkimit Evropian dhe se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme nga Kosova dhe Serbia që të arrihet stabilitet afatgjat.

“Duhet të mbetet në duart e Evropës. E ardhmja e të dyja këtyre shteteve është në Evropë, kështu që Evropa po merr drejtimin, por e ka mbështetjen e plotë të Administratës amerikane. Duhet të shikojmë për zgjidhje që janë të pranueshme nga të dyja shtetet, që çojnë në normalizim dhe në stabilitet afatgjatë”, tha Escobar në Bruksel.

Lexo më shumë  Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Escobar ka përsëritur se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të bëhet sipas ligjeve e Kushtetutës së Kosovës.

“Çështja e Asociacionit është e rëndësishme. Është një përkushtim konsistent, ne mendojmë se duhet të implementohet brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Ai tha se për asociacionin, SHBA-ja është në linjë me Bashkimin Evropian.

“Absolutisht, ashtu duhet të jetë sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, por nuk do të thotë se duhet të jetë paragjykues për qytetarët serbë. Brenda BE-së ka shumë shembuj që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjithë”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *