KryesoreLajme

Escobari dhe Lajçaku në Prishtinë, Vulini në Moskë

Diplomatët perëndimorë, Escobar dhe Lajçak, kanë zbritur në Prishtinë për të zhvilluar takime me zyrtarët vendas në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel. Teksa këta ndodhen në Prishtinë, Ministri i Brendshëm serb, Vulin ka mbërritur në Kremlin ku ka kërkuar mbështetje për Serbinë ndaj Kosovës dhe duke deklaruar se Rusia është aleati i Serbisë.

Vetëm pak ditë pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, zyrtari i lartë amerikan Escobar dhe diplomati evropian Lajçak, kanë mbërritur në Prishtinë këtë fillimjavë.

Ned Price ka njoftuar se diplomati amerikan ndodhet në Prishtinë në kuadër të dialogut mes palëve.

Ndërkohë, edhe evropianët kanë argumentuar se po përgatiten për një takim tjetër mes palëve në shtator, në Bruksel.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Diplomatët perëndimorë do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë në Kosovë në kuadër të dialogut në Bruksel, ku në fokus është një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, siç është shprehur edhe Uashingtoni, duke patur në qendër njohjen reciproke.

Ndërkohë, në fokus të diplomacisë ndërkombëtare është edhe tensionimi i situatës në veri të Kosovës.

Ka qenë vetë shefi i NATO-s që ka reaguar për rastin duke thënë se NATO ka mbi 4000 trupa në Kosovë të përgatitur për çdo lloj skenari.

Lexo më shumë  Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Kjo vizitë e zyrtarëve të lartë perëndimorë në Prishtinë, vjen në një kohë kur Ministri i Brendshëm serb, Vulin u drejtua në Moskë për të kërkuar mbështetje për Serbinë ndaj Kosovës, ku edhe vlerësoi kursin e Serbisë krah Rusisë.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar, ku presidenti serb Vuçiq ka përsëritur për të disatën herë deklarata të forta luftënxitëse.

Deklarata e tij se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur serbët në Kosovë, ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie, që shkruan se Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan, jo Kosova.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *