Lajme

Escobar për korrupsionin: Shqipëria duhet të intensifikojë progresin në këtë drejtim

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët, është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres sa i takon korrupsionit, i cili thotë se është një sfidë e madhe.

“Korrupsioni është sfida më e madhe për të gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Po ashtu Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha ai.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *