Bota

Escobar: Do të vendosim sanksione për politikanët e korruptuar që destabilizojnë Ballkanin

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, ka thënë se Ëashingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin.

Escobar ka thënë se liderët në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre.

“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për politikan të korruptuar dhe që destabilizojnë”, ka thënë Escobar.

Lexo më shumë  Zgjedhjet legjislative në Francë: rreth dhjetë kandidatë pro-rusë të RN-së u kualifikuan në raundin e dytë

Më tej ka thënë se “SHBA-ja do të jetë një partner i atyre që kanë qasje konstruktive dhe jo destruktive karshi të ardhmes së rajonit, që karakterizohet me anëtarësim në BE dhe NATO si dhe ekonomi transparente dhe dinamike”.

Escobar teksa ka folur për Malin e Zi, ka deklaruar se është irrituese se si politikanë dhe aktorë të tjerë shfrytëzojnë çështjen e identitetit për të përfituar. Ai thotë se një gjë e tillë pengon përparimin.

Lexo më shumë  Gjermania bën të dënueshme përshëndetjen naziste edhe me dorën e majtë

“Është shumë frustruese dhe kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,” ka shtuar Escobar.

SHBA-ja ditë më parë ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, derisa të mërkurën sanksione shtesë i kanë vënë edhe kreut të “Republika Srpskas”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *