Lajme

Esat Shala për kërcënimet nga Serbia: Na ka motivuar të mos e ndalim punën, t’i faktojmë krimet serbe

Koleksionuesi i video-kasatave për krimet serbe, Esat Shala ka thënë se kërcënimet nga Serbia dhe regjimi i Beogradit, vetëm se e motivojnë që të mos e ndalin punën dhe t’i faktojnë krimet serbe.

Shala në emisionin “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit ka thënë se tash kur kanë filluar me publikimin e pamjeve që faktojnë krimet e bëra nga paramilitarët dhe militarët e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, atëherë edhe ka ardhur kërcënimi nga presidentii serb, Aleksandër Vuçiq.

“Tash së fundi këtyre iu ka djegur sepse kanë menduar nuk kemi fakte serioze për krime të serbëve, që kanë ndodhur. Së fundi kam filluar me publikimin e tyre… ata na kishin pas ndjekur neve prej që e kam filluar punën dhe kam bërë lajmin publik se do t’i publikojmë të gjithë masakrat që kanë ndodhur në Kosovës. Sot e kemi një ekip shumë të mirë, punojmë në terren tërë kohën dhe vazhdojmë t’i publikojmë. Tash atyre po i djeg që ne jemi, duke penguar atë, pasi për vetë faktin se ata i kanë bërë vetë krimet dhe kanë punuar deri sot dhe kanë insistuar që këto fakte me i zhduk dhe mos me i publiku. Por, tash ne tash kemi filluar publikimin e masakrave.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në rend dite

Por kjo është mirë sepse na ka motivuar më shumë, që të mos ndalim të këtë punë. Edhe me vazhdu me i argumentu dhe me i faktua krimet që kanë keq deri sot ën heshtje”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, edhe pse është kërcënuar nga Serbia, askush nga institucionet e Kosovës nuk ka reaguar.

“Shteti është në komë dhe puna e ime nuk i konvenon shteti të Kosovës. Sepse po t’i komentonin, do të më kishte marrë parasysh moti dhe sot më kanë lërë rrugëve edhe sepse kam aplikuar mbi 550 vende të punës”, ka shtuar Shala.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

Shala ka ritheksuar se punën e tij nuk do të ndalë asnjëherë edhe nëse rrezikohet jeta e tij.

Rruga Press

YouTube player