Ermonela Jaho pjesë e filmit dokumentar “Zjarri i shenjtë”
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, do të jetë pjesë e filmit të zhanrit dokumentar me titull “Zjarri i shenjtë”. Ky realizim, i cili do të shfaqet në kinema në muajin tetor 2021, paraqet tre artiste të operës: Ermonela Jaho, Barbara Hanigan dhe Asmik Grigorian.
Dokumentari, eksploron si e kalojnë ato kohën para një nate hapjeje, si duken dhomat e tyre të zhveshjes dhe çfarë ndodh para një shfaqjeje. “E përulur që të jem pjesë e filmit të fundit të Jan Schmidt-Garre, Fuoco Sacro, i cili del ne kinema këtë Tetor. Filmimi ishte një eksperiencë katarktike dhe besoj se e ruan atë fuqi edhe sot. Ja kalove vetes Jan, urime për këtë kryevepër të ndjerë”, – citon Jaho.