Sport

Erik ten Hag trajner i Manchester Unitedit?

Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit, por duhet pritur fundi i sezonit për t’u bërë formalitetet.

“Djajtë e kuq” kanë intervistuar disa trajnerë dhe holandezi është në krye të listës për të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League.

Në Holandë janë të sigurtë për këtë dhe shkruajnë se Ajaxi do të përfitojë 2 milionë euro nga largimi i trajnerit.

52-vjeçari e ka nisur karrierën te Go Ahead Eagles, ndërsa më pas për dy vite (2013-2015) drejtoi skuadrën e dytë të Bayern Munichut.

Për të njëjtën periudhë kohe ishte edhe trajner i Utrecht, ndërsa nga viti 2017 ka drejtuar gjigantët e Ajaxit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *