ArgumentKryesore

Erebara: Krahasimi i Nartës me Costa Navarino është i pavend dhe mashtrues

Shkruan Gjergj Erebara

Unë kam qenë në Navarino të Greqisë, marinën e së cilës na e mori për shembull kryeministri dhe propaganduesit e tij. Dhe di që krahasimi me Nartën është krejt i pavend. Siç e shikoni në foto, hoteli Costa Navarino, – i cili në fakt, në shijen time, është një hotel banal, i përshtatshëm për ata që mendojnë se të pasurit pará të bën automatikisht të bukur, të mençur dhe magjepsës – është pesë kilometra larg lagunës. Navarino ka plazhin gjysmëhënor Paralia Voidokilias, në të cilin, jo vetëm që nuk ka ndërtime, por është e ndaluar të bësh kamping. Një rrip i ngushtë rëre ndan detin me lagunën e madhe, e cila nga ana e saj ndahet nga një rrip ranor me Gjirin e Navarinos. Në cepin jugor të Gjirit të Navarinos gjendet qyteza historike Pilos. Nëse do të kishim krahasim, do të duhej të thoshim që Greqia ka lejuar ndërtim në rripin e rërës mes plazhit në formë gjysmëhëne dhe lagunës, ku në fakt, Greqia nuk lejon as kamping.

Lexo më shumë  Putini nuk heq dorë nga Beogradi edhe pa Vuçiçin! Lavrov kërkon garanci nga qeveria e re e Serbisë, premtimi i Vulinit

Rruga Press

YouTube player