Bota

Erdogan telefonon Putinin dhe Zelensky-n për Ukrainën: Jam gati të bëj çdo gjë për zgjidhjen e konfliktit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me situatën në Ukrainë.

Sipas Kremlinit zyrtar dy liderët shkëmbyen mendime mbi “koordinimin e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe eksportet e grurit në tregjet botërore”.

Sipas leximit të presidencës turke, Erdogan ka theksuar se “është koha që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndërsa sipas Kremlinit dy udhëheqësit kanë diskutuar për “intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik” në tregti dhe energji.

Megjithëse Presidenca turke nuk e ka përmendur forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Turqisë dhe Rusisë, Ankaraja ka shpjeguar se Turqia është e gatshme “të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për ringjalljen e procesit të negociatave”.

Presidenti turk zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij ukrainas të hënën. Erdogan i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Turqia dëshiron paqen në Ukrainë dhe se po punon në mënyrë aktive në një plan të Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, sipas një leximi nga presidenca turke.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 20 milionë tonë drithë mbeten të bllokuara në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse të porteve të ndryshme të Detit të Zi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *