Lajme

Era e çuditshme ngre alarm, avioni bën ulje urgjente në Rinas

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë vetëm pak minuta pas nisjes. Shkak është bërë xhupi i një pasagjeri që mbante aromë trëndelinë.

Kjo ka ngritur alarmin te stjuardesat dhe stafi i avionit për prani të lëndës narkotike.

Avioni është detyruar të rikthehet në vendnisje pak momente pasi ishte nisur dhe po behej gati të ngrihej në fluturim.

Lexo më shumë  Ministrja e Katarit e fton ministrin Murati të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për projekte të përbashkëta

Por pasi është kontrolluar pasagjeri dhe është verifikuar aroma e xhupit të tij avioni është nisur përsëri.

Kjo ka shkaktuar vonesë me gati dy orë nga destinacioni për në Pisa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *