KryesoreLajme

Enver Robelli: Çka kërkon Alexander Sorosi në takimin e të ashtuquajturit “Ballkani i hapur” në Ohër?

Gazetari Enver Robelli ka ngritur pyetje për pjesëmarrjen e Alexander Sorosit në takimin në Ohër për “Ballkanin e Hapur” të pesë prej përfaqësuesve të shteteve ballkanike.

Robelli ka shkruar se Sorosi ka vetëm interesat e tij dhe se nuk përfaqëson as qeveri e as nuk është politikan.

Alexander Soros është biri i George Sorosit, drejtorit të fondacionit Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”.

Sipas Robellit, përzierja e tij në politikën e Ballkanit e bën Sorosin një protagonist të dëmshëm. 

“Çka kërkon Alexander Sorosi në takimin e të ashtuquajturit “Ballkani i hapur” në Ohër? Me çfarë mandati merr pjesë ai në këso takimesh? Ai nuk përfaqëson askënd tjetër përveç interesave të tij dhe të fondacionit të tij, të cilat, në fund të fundit, janë interesa të tij. Nuk përfaqëson zyrtarisht ndonjë qeveri. Nuk është politikan i zgjedhur. Nuk ka mandat zyrtar nga qeveria amerikane për të futur hundët në politikat e shteteve të Ballkanit. Askush nuk i ka dhënë mandat zyrtar në rajon për të qenë ndërmjetësues apo shtytës agjendash për interesa të autokratëve të rajonit. Gjithsesi në të kaluarën Fondacioni Soros mund të ketë përkrahur ndonjë nismë të mbarë në sektorin civil, por përzierja në politikën aktive në Ballkan prej vitesh e bën Alexander Sorosin një protagonist të dëmshëm”, ka shkruar Robelli në Facebook. 

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *