Lajme

Energjia e shtrenjtë po mbyll fabrikat, sipërmarrësit: 3 mijë biznese në prag falimenti

Biznesi i madh i ka lenë afat qeverise deri ne 10 mars për heqjen e kufizimeve te energjisë. Sipërmarresit thonë se shtrenjtimi po i çon drejt falimentit.

Sipërmarrësit e mëdhenj thonë se kostot e larta të energjisë po i detyrojnë të mbyllin fabrikat.

“Ka filluar procesi i mbylljes së fabrikave, i ndërprerjes së prodhimit. Fatura e rritur sapo ka ardhur. Pas dy tre faturash do të shihni dhe mbyllje të tjera.”

Pamundësia për të përballuar faturat e shtrenjta po i çon drejt falimentit. Shprehen se janë të pambrojtur nga luhatjet në tregun ndërkombëtar apo tarifat e shpërndarjes që ofrohen në vend.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Rritja e çmimit 71% na erdhi papritur. 3 mijë biznese janë risk total falimentimi.”

Nga muaji qershor bizneset e mëdha prodhuese duhet ta sigurojnë vetë energjinë duke dalë në treg të lirë por shprehen se nuk i kanë kushtet.

Nga qeveria kërkojnë heqjen e kufizimeve për panelet diellore që do u mundësonin vetë furnizim me energji.

“Ajo që ne bërtasim tani është të hiqet çdo lloj kufizimi për vendosjen e paneleve diellore.”

Për të gjitha kërkesat i lanë afat qeverisë datën 10 mars në të kundërt do të përshkallëzojnë qëndrimin.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *