Sport

Ende në dyshim paraqitja e Shaqirit në ndeshjen që është më shumë se ndeshje

Ka ende dyshime nëse Xherdan Shaqiri do të jetë gati për të luajtur të premten mbrëma ndaj Serbisë. Kështu të paktën shkruan blick.ch, që ka ekipin e gazetarëve në Doha. Shaqiri është prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës, ndërsa mungoi ndaj Brazilit për shkak të një shqetësimi në muskujt e kofshës.

Dhe Zvicra në mungesë të tij dhe Noak Okafor ishte plotësisht e parrezikshme. Sipas gazetës së madhe zvicerane, Shaqiri ende ka telashet me muskuj dhe është pikëpyetje nëse do të jetë gati për ndeshjen ndaj Serbisë. Ndeshja është vendimtare për kalim në fazën nokaut.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

Pos në Zvicër, ndeshja po pritet me shumë interesim edhe në Kosovë. Madje shumica e shqiptarëve e vlerësojnë sfidën Zvicër – Serbi më shumë se ndeshje. Te Zvicra janë edhe Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *