Lajme

Ende asnjë lajm nga ekspertiza e gjermanëve në spitalin e Tetovës

Edhe tre muaj pas tragjedisë, ekspertiza nga Gjermania për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ende nuk ka mbërritur.

“Pritet ekspertiza e ekspertëve gjermanë, e cila është kërkuar përmes asistencës juridike ndërkombëtare, e cila ende nuk është marrë. Ndërkohë po merren në pyetje dëshmitarë dhe persona të tjerë që kanë informacione për ngjarjen. Pas vërtetimit të plotë të fakteve do të merret vendimi i prokurorit publik”, u përgjigjën nga Prokuroria.

Ata shtojnë se ekspertiza tjetër që është bërë në vend është duke u analizuar, por për momentin nuk mund të ndajnë më shumë informacion.

“Rasti është në fazën e procedurës parahetimore në të cilën po ndërmerren veprime intensive për konstatimin e fakteve. Raportet e pranuara në prokurori analizohen në korrelacion me provat tjera, por Prokuroria Publike nuk mund të ndajë detaje”.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Zjarri në spitalin modular ka rënë më 8 shtator të këtij viti. Tentativat e para për të përballuar zjarrin i kanë bërë pjesëtarët e stafit mjekësor të cilët janë gjetur brenda, përkatësisht me batanije dhe ujë. Ky informacion konfirmon më tej informacionin fillestar jozyrtar se në objekt nuk ka pasur mjete zjarrfikëse.

Së fundi, Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka dorëzuar raportin për ekspertizën e gjurmëve të zjarrit në Spitalin Modular Covid në Tetovë, të përgatitur nga Departamenti për ekspertizë dhe ekspertizë mjeko-teknike në MPB.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

“Ekspertiza konstaton se zjarri ka ardhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik nëpërmjet një rezistence të lartë kalimtare në kabllon e lidhjes së një defibrilatori me të cilin një pacient është reanimuar në një nga dhomat e spitalit. Mbinxehja e kabllit ka shkaktuar ndezje në kutinë lidhëse të kabllit të zgjatur në të cilin është lidhur defibrilatori, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër, njoftoi atëherë Prokuroria Publike.

Nga zjarri humbën jetën 14 qytetarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *