Lajme

EMRI/ Arrestohet kapoja shqiptar i kontrabandës në veri

Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin i njohur me nofkën “Kaça”, i cili dyshohet se është një nga personat kryesor të kontrabandës nga Serbia në Kosovë, respektivisht në veri.

Kështu bëhet e ditur nga burimet e Portalit Dukagjini, të cilat mësojnë se ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, ku Zeqiri bashkë me katër serbë dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Ndryshe për këtë çështje janë arrestuar edhe katër  serbë nga Policia e Kosovës në afërsi të Çeçevës së Zubin Potokut nën dyshimin se të njëjtit merreshin me kontrabandë.

Një tjetër sipas burimeve të Portalit Dukagjini është akoma në kërkim dhe se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar.

Rruga Press

YouTube player