Lajme

(Emrat) Vrasja e Behar Sofisë, SPAK mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim. Ja akuzat për pesë të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për vrasjen e Behar Sofisë dhe ka çuar për gjykimin dosjen e pesë të akuzuarve.

Sipas njoftimit të SPAK, pesë personat e akuzuar janë Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti.

Të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, finalizuar në datën 25.2.2021;

“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake, në datën 26.04.2022 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të procedimit penal nr.150/1 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve;

1.Leonard Xhixha,

2.Bujar Leza,

3.Skënder Vathi,

1.Xhuljano Visha,

2.Ernejt Shyti.

Të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale si vijon:

· “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, finalizuar në datën 25.2.2021;

· “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;

· “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 278/1, 333/a/2 dhe 334 i Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *