EMRAT/ Kush janë deputetët zëvendësues që futen në Kuvend
Janë katër deputetë zëvendësues të cilët do të futen në Kuvend, pas largimeve të atyre që fituan mandatet në 25 prill.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në orën 13:00 do të zhvillojë një mbledhje për të zëvendësuar deputetët e larguar.
Mimi Kodheli do të zëvendësojë Najada Çomon në listën e PS në Tiranë.
Denis Deliu do të zëvendësojë Lefter Kokën në listën e PS në Durrës.
Mirela Pitushi do të zëvendësojë Gramoz Ruçin në listën e PS në Fier.
Ndërsa Elda Hoti do të zëvendësojë Mark Markun në listën e PD-së në Lezhë.
Rruga Press