Lajme

Emrat: 13 anëtarët e familjes së ministrit Manja, në postet me rroga të majme të shtetit

Dibra është rajoni më i varfër i Shqipërisë dhe është kthyer në një nga eksportueset më të mëdha të emigracionit ilegal drejt Britanisë së Madhe.

Të rinj dhe të reja që udhëtojnë me gomone për t’u arratisur nga papunësia, ndërkohë që administrata lokale është zaptuar nga rrjeti farefisnor i Ulsi Manjës. Kështu që nga vëllezërit, kunatat, nipërit, bashkëshortet e nipërve e deri te dhëndurët e mbesave të Ulsi Manjës, rezultojnë se marrin një rrogë të mirë në shtet, kryesisht si drejtorë, ose në poste të rëndësishme në institucione publike.

“News 24” ka verifikuar emërimet që kur Ulsi Manja është zgjedhur deputet, dhe rezulton se bashkëshortja e ministrit të Drejtësisë është emëruar si ekonomiste në “Albgaz” sh.a.

Vëllai Hasan Manja është drejtor i Shëndetit Publik në Dibër. Në të njëjtën drejtori punon edhe bashkëshortja e tij, Roza Manja. Vëllai tjetër, Fari Manja, i punësuar tek OSHE Dibër, nipi Klodian Manja te Drejtoria e Pyjores në Dibër, kurse bashkëshortja e Klodianit punon te Spitali i Dibrës.

Lexo më shumë  Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

Shaziman Manja, vëllai tjetër i ministrit të Drejtësisë është punësuar drejtor i Trajtimit të Studentëve te Teknologjiku, ndërsa kunata e ministrit të Drejtësisë, është emëruar nëndrejtore shkolle në Laprakë.

Lista vazhdon me nipërit e Ulsi Manjës, të cilët janë shpërndarë nëpër institucionet shtetërore, aviacionin civil, kthimi i pronave, inspektorati i ndërtimit etj.

Mediat britanike kanë renditur si shkak kryesor të emigrimit masiv, mungesën e shtetit ligjor dhe ndjenjën se vendi po drejtohet nga një kastë e korruptuar, mungesën e shpresës për perspektivat e ndryshimit dhe narko-ekonominë.

Mënyra e qeverisjes, arroganca, pabarazia, korrupsioni, mungesa e kontrollit të shtetit ligjor, mungesa e garancive për zhvillimin e biznesit dhe investimet e huaja në vend, të gjitha kanë rritur depresionin në shoqëri, duke çuar në shpopullimin masiv të zonave malore më veçanti. Por, ky depresion duket se nuk ka prekur farefisin e Ulsi Manjës, i cili sot i gëzohet rrogës së sigurt në shtet, ndërkohë korrupsioni që duhet të luftojë ministri i Drejtësisë, është në themel të arratisjes nga vendi të dibranëve dhe shqiptarëve në vitin 2022.

TE PUNESUARIT

1- Mira Manja, bashkëshortja e ministrit Manja, ekonomiste në “Albgaz” sh.a.;

Lexo më shumë  Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

2- Hasan Manja, vëllai, drejtor i Shëndetit Publik në Dibër;

3- Roza Manja, bashkëshortja e vëllait, Drejtoria e Shëndetit Publik Dibër;

4- Fari Manja, vëllai tjetër, OSHE Dibër;

5- Klodian Manja, nipi, Drejtoria e Pyjores në Dibër;

6- Ornela Manja, bashkëshortja e Klodianit, Spitali i Dibrës;

7- Shaziman Manja, vëllai tjetër, drejtor i Trajtimit të Studentëve te Teknologjiku;

8- Marjeta Manja, kunata e ministrit, gruaja e Shazimanit, nëndrejtore shkolle në Laprakë

9- Ardian Shehu, dhëndri i vëllait, drejtor i Hetimit Tatimor të Republikës;

10- Emri Manja, nipi i ministrit, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave;

11- Florian Elezi, djali i motrës, IMT Tiranë;

12- Qerim Manja, djali i vëllait, Aviacioni civil;

13- Pranvera Manja, vajza e vëllait dhe nusja e Ardian Shehut, Bashkia Tiranë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *