Bota

Emigrantët, Bullgaria vendos trupa ushtarake në kufi me Greqinë dhe Turqinë

Bullgaria do të dërgojë trupa në kufi, për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Ministri bullgar i mbrojtjes, Georgi Panajotov tha se një kontigjent prej 400 ushtarësh të pajisur me pajisje të specializuara për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë është nisur drejt kufijve me Turqinë dhe Greqinë, shkruan faqja polake e lajmeve Onet.pl, e cituar nga EuObserver. Në total, 700 ushtarë pritet të mbështesin mbi 1.000 oficerë të policisë kufitare. Që nga fillimi i vitit, rreth 14 000 emigrantë janë ndaluar në kufirin bullgar.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan ka ngjallur frikën për një përsëritje të krizës së migrimit në Evropë në 2015-n, kur më shumë se 1 milion njerëz që ikën nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme hynë në vendet e BE-së. Shumë emigrantë kaluan nga Turqia dhe ndoqën atë që njihet si rruga ballkanike për në vendet më të pasura të BE-së.

“Presioni në kufirin bullgar po rritet, gjë që kërkon që qeveria të veprojë dhe ne pikërisht këtë po bëjmë”, tha ministri i mbrojtjes, Georgi Panajotov.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Ministria e Brendshme bullgare ka thënë se ka “rritje të presionit migrues” javët e fundit në kufirin me Turqinë dhe Greqinë.

Lidhur me këtë situatë, presidenca sllovene e BE-së njoftoi se një takim urgjent të ministrave të Brendshëm të Bllokut, që do të mbahet në Bruksel më 31 gusht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *