Emërimi i Rutte-s shef i NATO-s, Konjufca: Presim bashkëpunim të frytshëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte, emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO.
Ai tha se pret një bashkëpunim të frytshëm në avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në Aleancë.
“Urime kryeministër Mark Rutte për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Lidershipi i tij i jashtëzakonshëm do të jetë i vlefshëm në udhëheqjen e Aleancës në këtë kohë sfiduese. Mezi presim një bashkëpunim të frytshëm në avancimin e rrugës së anëtarësimit në Aleancë”, ka shkruar Konjufca.

Rruga Press