Bota

Embargo naftës ruse, “Blloku po mbahet peng nga një shtet” – Ministrat e jashtëm të BE-së thirrje Hungarisë

Në mbledhjen e së hënës të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ata i kërkuan Hungarisë të heqë veton për embargon ndaj naftës ruse.

Nga ana e saj, Lituania u shpreh se blloku po “mbahet peng nga një shtet anëtar”, duke aluduar te Hungaria.

Komisioni Evropian propozoi gjatë muajit maj embargo ndaj importeve të naftës ruse dhe nëse miratohet, do të ishte sanksioni më i ashpër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Gjermania, që është edhe importuesja më e madhe e karburanteve ruse, tha se do një marrëveshje që autorizon embargon e naftës, që sipas saj mund të zgjaste për vite të tëra.

Lexo më shumë  OKB: Izraeli ka vendosur kufizime të paligjshme për ndihmën

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ndërkohë që mbërriti në takimin e ministrave të jashtëm tha: “Jam e bindur se do të gjejmë një marrëveshje në ditët në vijim”.

Nga ana tjetër, Hungaria është shprehur se i duhen qindra milionë dollarë në mënyrë që të rikuperojë dëmet eventuale që do pasonin nga embargoja ndaj naftës ruse.

Propozimi i Komisionit Evropian mund të hyjë në fuqi vetëm në rast se do të dakordoheshin të 27 vendet e BE-së.

Lexo më shumë  'Putin nuk do ndalet me Ukrainën'! Biden: Të zhbllokohet urgjent ndihma për Kievin

“I gjithë blloku po mbahet peng nga një shtet anëtar, ne duhet të dakordohemi, ne nuk mund të mbahemi peng”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Thirrja që Hungaria t’i bashkohet propozimit për embargon ndaj naftës ruse u shpreh edhe nga ministra të tjerë të bllokut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *