El Salvadori bëhet gati të ndërtojë qytetin e Bitcoin në bazën e vullkanit Conchagua
Presidenti i vendit deklaroi që El Salvadori po bëhet gati të ndërtojë një qytet të “Bitcoin” në bazën e vullkanit Conchagua me fonde të ardhura nga kriptomonedha.Sipas BBC-së qyteti do ketë formën e monedhës dhe do ndërtohet në provincën La Union. Vullkani Conchagua u zgjodh si vend ndërtimi për shkak të energjise gjeotermale që fuqizon minierat e “Bitcoin”.
El Salvadori është shteti i parë që legalizojë kriptomonedhën Bitcoin. Ky vendim i qeverisë u kundërshtua nga protestues të shumtë për shkak se vendi i varfër mund të rrezikohej nga stabiliteti financiar dhe inflacioni i lartë.
Presidenti Bukele deklaroi që qyteti do ketë muze, restorante, rezidenza, bare, port, trena dhe aeroport. Në qytet nuk do aplikohet asnjë taske përveç taksës së produktit. Gjysma e të ardhurave të qytetit do përdoret për ndërtimin e tij pjesa tjetër do përdoret për mirëmbajtjen.
Monedha “Bitcoin” prodhohet nëpermjet kompjuterëve të mëdhenj dhe konsumon shumë energji. Projekti i qytetit pritet të kushtojë rreth 300,000 Bitcoin. Qeveria e El Salvador e legalizojë “Bitcoin” si monedhë në shtator dhe i dhuroi nëpërmjet një aplikacioni 30 dollarë çdo qytetari.
Në këtë shtet janë instaluar 200 bankomate te monedhës “Bitcoin”. Ky vendim është marrë që ekononomia e vëndit të rritet por shumë qytetarë e kundërshtojnë këtë vendim. Njësitë e shërbimit në El Salvador janë të detyruara që të pranojnë si mënyrë pagese “Bitcoin”.
Vlera e monedhës “Bitcoin” ka pasur ulje dhe ngritje në vitet e fundit.
Rruga Press