Lajme

Ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë! Tentoi vetëvrasjen, ndërron jetë në spitalin e Traumës autori Aldi Rama

Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së efektivit të Lezhës, Saimir Hoxhës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. I riu ishte i shtruar nga pasditja e djeshme në spitalin e Traumës pasi u gjet nga forcat e policisë me plagë në kokë, duke qënë se tentoi vetëvrasjen.

Menjëherë pas lokalizimit dhe gjetjes së tij, 21-vjeçari u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi në intubim mirëpo i riu nuk ka mundur që të mbijetojë.

SI NDODHI VRASJA?

Nënkomisari në Komisariatin e Policisë Lezhë, Saimir Hoxha u ekzektua ditën e djeshme me plumb në zemër. Oficeri bashke me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e policisë së shtetit i kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Ata zbuluan parcelën me 110 rrënjë hashash duke e asgjësuar me djegie. 9 bimë i vendosën ne bagazhin e makinës për ti çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë efektivë u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre. Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Aldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi.

Nuk jam për kontroll”, ka thënë Rama, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës. Më pas, ai ka arritur të marrë kontrollin e mjetit dhe ka nisur të largohet, duke marrë përpara dhe duke hedhur në kanal dy policët e tjerë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë dëshmia e Palushit. Ky i fundit bashkë me efektivin e tretë ka qëlluar nëntë herë në drejtim të mjetit, por asnjë prej plumbave nuk ekanë kapur autorin e krimit të rëndë. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Dy shokët e Ramës Armando Marku dhe Kristjan Shehri janë vënë në pranga për moskallëzim krimi.

KAPJA E ALDI RAMËS

Pas krimit, Aldi Rama u arratis  drejt zonës së mbrojtur Kune Vain në Lezhë, ku u lokalizua përmes celularit të tij. Ai u rrethua nga forcat RENEA dhe pas pesë orësh u gjet i shtrirë buzë një kanali me një plumb në kokë. Pranë iu gjet arme me të cilën kihte vrarë oficerin Hoxha dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke tentuar vetëvrasjen.

Saimir Hoxha me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, la pas dy fëmijë të mitur. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije ditën e djeshme se kanë nisur procedurat e se Hoxha do të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *