KryesoreLajme

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol kyç në shpërndarjen e kokainës

Sipas autoriteteve ekuadoriane, rreth 70% e kokainës që mbërrin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kalon përmes Ekuadorit. Droga hyn në vend nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, ndërsa bandat vendase, të lidhura me kartelet meksikane dhe grupet kriminale shqiptare, organizojnë transportin drejt tregjeve ndërkombëtare.

Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, është kthyer në simbol të krizës së sigurisë që po përjeton vendi. BBC shkruan se kapiteni i Policisë Jean Carlos Bustamante, i cili drejton një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar, thotë se armiku i policisë nuk janë vetëm bandat, por edhe korrupsioni i përhapur brenda institucioneve shtetërore.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

“Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda policisë, brenda shtetit dhe politikës. Shumë prej tyre janë të korruptuar dhe paguhen nga bandat kriminale”, shprehet ai. Gjatë një operacioni në një lagje të kontrolluar nga banda “Los Aguilas”, efektivët bastisën një banesë të braktisur, ku gjetën dy armë zjarri dhe municion për pushkë automatike. Sipas Bustamantes, çdo armë e sekuestruar është një rrezik më pak në duart e kriminelëve. Megjithatë, ai pranon se kjo është vetëm një fitore e vogël në një luftë shumë më të madhe.

“Bandat kanë shumë më tepër armë dhe para sesa shteti”, thotë ai.

persona kishte vrarë, ai u përgjigj: Rreth tetë. Nuk i mbaj mend saktësisht. Ai tha se banda e tij lufton vetëm kundër grupeve rivale, por pranoi se adoleshentë të armatosur janë pjesë e organizatës. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, fëmijë vetëm 12 vjeç rekrutohen nga bandat, ndërsa në moshën 15-vjeçare shumë prej tyre shndërrohen në vrasës me pagesë.

YouTube player