Lajme

Ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit, ja 4 veprat penale për të cilat akuzohet

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, ish-truproja i Saimir Tahirit, Hekuran Marku, i kërkuar për disa vepra penale. Sipas Policisë së Shtetit kjo u bë e mundur nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët gjermanë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

OPERACIONI “SHPIRTI”

Operacioni i koduar me emrin “Shpirti” u zhvillua në fillim të muajit korrik të viti të kaluar në 4 shtete të ndryshme përfshirë dhe Shqipërinë. Në total nga SPAK u lëshuan 38 urdhër-arreste ku mes tyre ishin dhe truprojat e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në përgjimet nga dosja hetimore, ish-truprojat e Tahirit bënin të mundur transportimin dhe ruajtjen e lëndës narkotike, kryesisht nga një parcelë në Memaliaj që dyshohet se ishte e tyre, deri në paketimin dhe transportimin e saj në një skaf e më pas nisjen e saj drejt Italisë.

Të gjithë këtë skemë e kanë zbuluar 4 të penduar të drejtësisë të cilët sqaruan për autoritetet shqiptare se si punësoheshin për të marrë dhe transportuar lëndën narkotike. Në këtë operacion janë arrestuar dhe zyrtarë shtetërorë dhe efektivë policie. Këta të fundit, sipas dosjes fiknin radarët në det për një orë në mënyrë që të mos pikaseshin skafet me drogë që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *