Art & Kulturë

Ekspozitë e Lekë Tasit në Galerinë Zenit Art, me punime të periudhës 1975 – 1990

Sot, e premte dt. 10, ora 18.00, çelet ekspozitë e titulluar “Barakat përballë” e autorit Lekë Tasi, me punime të periudhës 1975 – 1990; e hapur për publikun deri më 25 dhjetor, në Galerinë Zenit Art.

Lekë Tasi u lind më 1929. Studioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Ealter Caletti, ne vitet 1939 – 1943, më pas me Ymer Skenderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967.

I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet 20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjes. Pas Revolucionit të qershorit emigroi për 17 vjet në Greqi. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës. Vdiq në burgjet e diktaturës.

Leka u pushua nga puna dhe u dergua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjës, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, Tiranë, 2009.

Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka bërë disa ekspozita përgjatë viteve, përfshirë edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *