Kuriozitete

Ekspozita që hedh dritë mbi “Titanikun”

Nga një fustan nate i veshur nga një e mbijetuar natën që u mbyt anija oqeanike, te enët e klasit të parë, janë reliktet nga anija e fundosur e më e njohur në botë. Ato janë pjesë e një ekspozite të re, gjithëpërfshirëse që u hap në Londër e që hedh dritë mbi jetën e tyre që vdiqën në anijen fatkeqe.

“Titaniku” ishte anija më madhështore e kohës së vet dhe mendohej se ishte e padepërtueshme nga uji. Por në udhëtimin e saj të parë nga “Southampton” në New York në prill 1912, ajo goditi një ajsberg dhe u fundos, duke lënë të vdekur rreth 1 mijë e 500 pasagjerë.

Mbi një shekull më vonë, kjo ekspozitë është dëshmi e vazhdimit të kurioziteteve për këtë tragjedi që atëherë u bë frymëzim për filma, muzikë dhe libra.

Historiani Claes-Göran Wetterholm është kurator i ekspozitës dhe kaloi mbi 40 vjet duke studiuar historinë e fatkeqësisë së anijes. Në të ekspozohen mbi 200 objekte nga anija e që nuk janë parë kurrë më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Në mesin e gjësendeve të ekspozuara është një ditar i mbajtur nga një pasagjer finlandez, si dhe një palë këpucë të veshura nga një vajzë e re që arriti të mbijetonte me familjen e saj, një nga të paktat që mbijetuan nga seksioni i klasit të tretë.

Përveç rreth 700 vetave nga afërsisht 2 mijë e 200 pasagjerë, bashkë me ekuipazh, vdiqën pasi anija goditi një ajsberg. Shumë nga tragjeditë individuale janë duke u shpalosur në këtë ekspozitë.

“Mes gjërave që kemi këtu është unaza që i përkiste një pasagjereje suedeze, Gerda Lindell. Ajo pati fatin e keq dhe nuk gjeti një vend në një varkë shpëtimi dhe ishte kapur pas një varke shpëtimi të mbushur me ujë, por ajo humbi kontrollin e saj dhe u zhduk”, ka shpjeguar Claes-Göran Wetterholm.“Por pikërisht përpara kësaj, besoj, ajo hodhi unazën e saj në një mënyrë ose në tjetrën në varkë”.

Dymbëdhjetë njerëz mbijetuan nga varka, por vetë varka u largua dhe u zhduk në Atlantikun verior, por ajo u zbulua një muaj më vonë. Dhe kur anija u dërgua në Nju-Jork dhe u inspektua, ata gjetën, në fund, një unazë. Unaza më vonë u kthye në Suedi dhe prej andej e gjetën prindërit, të cilët ishin dërrmuar plotësisht nga pikëllimi për humbjen e vajzës së tyre të dashur”.

Mes gjërave të ekspozuara janë rikrijimet e brendshme të anijes, janë me përmasa reale, duke përfshirë një korridor të klasit të parë ku vizitorët mund të kalojnë dhe të përjetojnë hendekun midis pasagjerëve të klasit të parë dhe të tretë.

Ekspozitat e tilla gjithëpërfshirëse janë bërë të shpeshta viteve të fundit. Luis Ferreiro, drejtuesi i “Musealia”, kompania që qëndron pas ekspozitës, ka thënë se është një “ekspozitë muzeu”. Ekspozita është e hapur në “Dock X London”

“Ne kemi artefakte origjinale, kemi histori origjinale dhe kjo është krijuar nga një ekip profesionistësh nga komuniteti i muzeut”, ka thënë Ferreiro. “Pra, në fakt, ajo që ne mendojmë është se njerëzit do të jenë në gjendje të kuptojnë vërtet më mirë historinë e ‘Titanikut’ dhe shpresojmë të lënë pas shumë mite dhe legjenda, keqkuptime që ekzistojnë në lidhje me këtë histori dhe të përballen me historinë autentike përmes artefakteve reale dhe historisë reale”.

Këto histori përfshijnë atë të Victor Penasco, një pasagjer i pasur spanjoll që futi nusen e tij të re dhe shërbëtoren e tyre në varkën e shpëtimit “8”, përpara se të kthehej në anijen që po fundosej për t’i ndihmuar të tjerët e që nuk u pa më kurrë. Kostumi i Penascos është ekspozuar në ekspozitë, trupi i tij nuk u identifikua kurrë dhe mund të mos jetë gjetur. Shumë histori të “Titanikut” janë sjellë në jetë pas mbi njëqind vjet prej tragjedisë.

Ka të ngjarë që historia tragjike e anijes të vazhdojë të tërheqë imagjinatën e publikut për vitet në vijim. Ekspozita për “Titanikun” u hap të premten, më 17 dhjetor, dhe do të zgjasë deri në pranverën e vitit 2022. Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të gjithë vizitorët duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *