Art & Kulturë

Ekspozita me shami koke nderon “rolet heroike” të nënave të Srebrenicës

Si pjesë e nismës “Heroinat e Srebrenicës” për të nxjerrë në pah historitë e grave të mbijetuara të gjenocidit të vitit 1995, një instalacion me shami koke dhe shaje të nënave do të përkujtojë 27-vjetorin e masakrave në korrik.

Instalacioni artistik “Shamia e nënës”, pjesë e nismës “Heroinat e Srebrenicës”, do të hapet muajin e ardhshëm në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës si pjesë e përkujtimeve për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit të boshnjakëve në 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

Instalacioni është një shfaqje simbolike e shamive dhe shajeve që gratë përdorin në jetën e përditshme dhe që nënat e viktimave të Srebrenicës i përdorin gjatë lutjeve dhe përkujtimit të të dashurve të tyre.

“Instalacioni artistik ‘Shamia e nënës’ i kushtohet roleve heroike dhe kontributit të grave boshnjake”, tha Velma Sariç, drejtoreshë dhe themeluese e Qendrës Kërkimore të Post-Konfliktit, e cila po organizon projektin me Lëvizja e Nënave të Srebrenicës dhe Shoqatën e Enklave të Zepës dhe Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës.

Qëllimi është të mblidhen 1,000 shaje nga nënat e viktimave të Srebrenicës për të nderuar rolin e tyre në ruajtjen e kujtimit të gjenocidit. Sariç tha se shumica e shajmive të kokës të mbledhura deri më tani kanë një kuptim simbolik, “që nga trashëgimi i tyre nga nënat dhe gjyshet e tyre e deri te përdorimi i tyre teksa po arratiseshin nga Srebrenica në vitin 1995, ose teksa varrosnin të dashurit e tyre në Qendrën Përkujtimore”.

“Ne presim që instalacioni të rritet çdo vit pasi ai do të bëhet një monument udhëtues kushtuar forcës historike dhe rolit të grave gjatë dhe pas luftës dhe gjenocidit në Bosnje dhe Hercegovinë”, shtoi ajo.

Organizatorët po bëjnë thirrje për këdo që dëshiron të përfshihet që të dërgojë një shami koke deri më 5 korrik. Instalacioni do të hapet gjatë programit që shënon 27-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës nga 9-10 korrik, i cili përfshin gjithashtu Konferencën Ndërkombëtare të Heroinave të Srebrenicës.

Që nga viti 2020, Qendra Kërkimore e Post-Konfliktit dhe Qendra Përkujtimore e Srebrenicës kanë kërkuar mënyra novatore për të përkujtuar gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës duke përdorur artin, aktivizmin, krijimin e filmave dokumentarë dhe projekteve arsimore. Këtu përfshihet instalacioni me filxhanë kafeje nga artistja Aida Sehoviç, “Sto Te Nema” (“Ku ke qenë”) në 2020 dhe ekspozita “Qilimat e Kujtesës” me punime të qëndisura me dorë në vitin 2021.


Emina Hajdareviç e Nënat e Srebrenicës. Foto: Denis Ruvic.

Shamia e kokës e Fata Huseinagiç. Foto: Denis Ruvic.


Kada Hotiç, nënkryetare e Nënat e Srebrenicës. Foto: Denis Ruvic.


Fazila Efendiç e Nënat e Srebrenicës me shaminë e saj. Foto: Denis Ruvic.


Melissa Fleming, Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Komunikimet Globale (majtas) me Munira Subasiç, kryetare e Nënat e Srebrenicës. Foto: Denis Ruvic.


Shami koke e dhuruar. Foto: Denis Ruvic.


Shami koke të dhuruara. Foto: Denis Ruvic.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *