Bota

Ekspozita me fotografi tregon vuajtjet e të burgosurve të luftës në Bosnjë

Imazhet e fotografit amerikan Ron Haviv të kampeve të paraburgimit ku të burgosurit u keqtrajtuan dhe u vranë gjatë luftës në Bosnje të viteve 1992-1995 janë shfaqur në kryeqytetin serb, Beograd.

Fotografitë e Ron Haviv që përshkruajnë vuajtjet e të burgosurve që u ndaluan në zonat e Prijedorit, Mostarit dhe Banja Lukës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë u ekspozuan në galerinë Endzio Hub në Beograd të enjten në mbrëmje në një ekspozitë të titulluar “Liri”.

“Të shohësh nga afër humbjen e lirisë – frikën që mbizotëron kudo, dëshirën për mbijetesë, pritjen e pafundme për hapin tjetër dhe shpresën për lirimin përfundimtar – është shkatërruese. Liria është diçka kaq themelore saqë pa të nuk mund të ketë asgjë”, tha Haviv për BIRN me email përpara hapjes.

Imazhet në ekspozitë tregojnë të burgosur nga të gjitha anët e konfliktit ndëretnik dhe synojnë të nxisin një kuptim më të thellë se si të burgosurit u keqtrajtuan gjatë luftës në Bosnje.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Shumë nga fotografitë e Haviv, veçanërisht fotografitë e tij të luftëtarëve paraushtarakë të kryekomandantit Arkan, “Tigrat”, janë bërë imazhe simbolike të luftës dhe disa janë përdorur në gjyqet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Kjo nuk është ekspozita e parë e Havivit në Serbi. Në vitin 2002, imazhet e tij nga konfliktet e viteve 1990 në Jugosllavi u shfaqën në gjashtë qytete, por të gjitha ato u dëmtuan nga incidente dhe në disa qytete ekspozita u ndërpre ose u mbajt vetëm për një ditë. Në Novi Sad, fotot e Haviv u shfaqën pa diçitura.

“Vepra u pa kryesisht nga një prizëm dhe jo nga një kuptim i vuajtjeve që përjetuan të gjithë njerëzit nga ish-Jugosllavia”, kujton Haviv.

Ekspozita “Liri”, e organizuar nga zyrat e Beogradit dhe Sarajevës të OJQ-ve gjermane  forumZFD dhe Fondacionit për Ndërtimin e Kulturës së Kujtesës Fondacioni IKS me seli në Prijedor, është e hapur nga data 10-16 qershor, nga ora 12:00 deri në orën 20:00.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’


Hajrus Ziberi, një nga të burgosurit e luftës në Bosnje dhe Hercovinë, Bijeljinë, pritll 1992. Foto: Ron Haviv/VII


Të ndaluarit e liruar rikthehen në një fshat serb Mrkonjic Grad dhe bashkohen me familjet, gusht 1992. Fotos: Ron Haviv/VII


Kampi Trnopolje pranë Prijedorit, drejtuar nga Ushtria Serbe e Bosnjes, gusht 1992. Photos: Ron Haviv/VII


Një i burgosur lufte në kampin Trnopolje, gusht 1992. Foto: Ron Haviv/VII


Festimet për një të burgosur serb që u ribashkua me familjen e tij pasi u lirua nga një kamp burgimi në Bosnjen qendrore, 12 gusht 1992. Foto: Ron Haviv/VII


Gra të ndaluara në kampin Heliodrom, pranë Mostarit, të administruar nga Këshilli Kroat i Mbrojtjes (HVO) në vitin 1993. Foto: Ron Haviv/VII

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *