KryesoreLajme

Eksperti i NATO-s: Vuçiqi mbrëmë e ka marrë mesazhin se çfarë do të ndodhte nëse do ta sulmonte Kosovën. “NATO ka 23 vjet që planifikon dhe trajnohet për ta mbrojtur Kosovën”

Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s Thomas Theiner, tha se mbrëmë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka marrë një mesazh të qartë nga ana e aleancës nëse e suimon Kosovën.

Theiner ka treguar se çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të sulmonte Kosovën.

“Mbrëmë oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i shpjeguan presidentit Vuçiq se nëse ai urdhëron ta sulmojë Kosovën, avionët e NATO-s brenda disa orësh do t’i bombardonin forcat serbe dhe brenda 48 orësh Brigada Ajrore 173 e Ushtrisë Amerikane do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës dhe Brigada e Parashutistëve të Ushtrisë Italiane “Folgore” do të zbarkojnë në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)” – tha Theiner.

Lexo më shumë  Kryeministri hungarez, Magyar: Ballkani sa më parë në BE, para se ta humbim kredibilitetin para atyre vendeve

Ai theksoi se me këtë rast do të mobilizohej edhe flota detare italiane.

”Një ditë më pas Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo” e cila është vendosur në Bari do të ankorohej nga Divizioni i 3-të Detar i Marinës Italiane me anijet e tij amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve. Nga Durrësi në Mitrovicë, me anijet “Freccia IFV” me rrota të Pinerolo-s dhe shkatërruesve të tankeve Centauro u duhen 6 orë falë autostradës A1 të bashkëfinancuar perëndimore”, theksoi ai.

Eksperti i NATO-s shtoi se Aleanca Veriatlantike që 23 vjet trajnohet për ta mbrojtur Kosovën në raste të tilla.

“Shkurt: NATO ka 23 vjet që planifikon dhe trajnohet për ta mbrojtur Kosovën; nëse serbët ndonjëherë shkojnë ta ballafaqojnë NATO-n”- shtoi eksperti italian.

Italiani tha se kjo do të merrte fund “në ajër brenda pak orësh” dhe “në tokë brenda pak ditësh”.

“Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinë këtë, por Vuçiq është një klloun” – tha Kleiner.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *