Eksperti britanik ngre alarmin: Rusia mund të përdorë αrmë kimike në Ukrainë
Një ekspert britanik ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armët kimike në luftën në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se, ai ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dënojë përdorimin e tyre.
Të dielën e 7 majit, Rusia u akuzua se kishte përdorur bomba fosfori në betejën e Bakhmutit me Ukrainën, pasi publikoi një video që përmban prova të një përdorimi të tillë.
Fosfori, shkakton zjarre të papritura, veçanërisht të vështira për t’u fikur. Gjithashtu, personat që janë të prekur nga kimikati mund të pësojnë djegie të rënda , të cilat rëndohen në rast kontakti me ujin. Megjithëse është një armë absolutisht e tmerrshme, Bretton-Gordon nënvizon se si nga pikëpamja ushtarake fosfori mund të garantojë rezultate të mëdha në betejë.
“Ishte arma e preferuar e regjimit sirian. Ajo u përdor për të djegur qytete dhe fshatra të tëra në veriperëndim”, tha ai.
Pas komandimit të forcave ruse në Luftën Civile Siriane, Surovikin, i njohur me pseudonimin e tij “Gjeneral Amaggedon”, tani është në krye të trupave në Ukrainë.
Rruga Press