BallinaLajme

Ekspertët: Në Shqipëri është vepruar vonë ndaj pandemisë

Epidemiologia shqiptare, Rubina Muzina, e cila punon në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur se masat e marra në Shqipëri për koronavirusin kanë qenë të vonuara.

“Unë dua të them se Task Forca shqiptare ka reaguar shumë ngadalë. Kur t’i vepron shumë vonë, do të thotë ta ndjekësh nga pas virusin dhe kjo është fatkeqësi.

Lexo më shumë  Murati: Tatimi në pronë do të faturohet për herë të parë pas 25 vitesh në katër komunat në veri

I të njëjtit mendim ishte edhe epidemiologu, Erion Dasho, i cili punon në Gjermani. Ai u shpreh se gjatë gjithë pandemisë, Shqipëri ka qenë me vonesë në marrjen e hapave.

“Gjatë gjithë pandemisë në Shqipëri nuk është se kemi pasur një përafrim në evidenca dhe kjo duket që te testimet. Tashmë jemi në një situatë ku nuk mund të ndjekim më botën. Testet e shpejta ende nuk kanë dhënë rezultat, edhe pse u pretendua se u blenë 100 mijë teste”, u shpreh Dasho.

Lexo më shumë  273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Rruga Press

YouTube player