Eksod masiv, që prej fillimit të luftës 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre
Që prej nisjes së luftimeve Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Një pjesë e madhe është zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër është larguar në vende të tjera të botës. Këtë e ka deklaruar agjencia e migracionit e OKB-së.
“Shkalla e vuajtjes njerëzore dhe shpërngulja e detyruar për shkak të luftës tejkalon çdo planifikim të skenarit më të keq,” tha Antonio Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.
Shifrat nga UNHCR pohojnë se 3.3 milionë fëmijë janë zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa 1.6 milionë kanë ikur jashtë vendit.
Rruga Press