Eko Parku i Porto Romanos, larg përfundimit, projekti nxiti krizën e plehrave në Durrës
Projekti i emërtuar si Eko-Parku i Porto Romanos, për të cilin qeveria e reklamoi me shumë bujë, ende nuk ka përfunduar. Ka kaluar më shumë se një vit nga koha kur ky projekt duhet të kishte përfunduar, por punimet në të vijojnë, ndërsa afati i dorëzimit të kontratës është shtyrë tre herë.
Ende nuk ka përfunduar projekti qeveritar që shkaktoi krizën më të madhe të mbeturinave në qarkun e Durrësit, Eko-Parku i Porto Romanos. Edhe pse kontrata parashikonte që punimet të mbylleshin brenda 12 muajve, pra në fillim të vitit 2021, është shtyrë të paktën 3 herë, duke shkelur të gjithë afatet kontraktuale dhe premtimet e kryeministrit Rama.
Eko-Parku i Porto Romanos, projekti qeveritar që shkaktoi krizën më të madhe të mbeturinave në qarkun e Durrësit, ende nuk ka përfunduar, duke shkelur të gjithë afatet kontraktuale dhe premtimet e here pas hershme të kryeministrit Edi Rama. Ndërtimi i Eko-Parkut me vlerë 15 milionë euro nisi në kulmin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i nëntorit 2019. Tenderi i dyshimtë dhe pa garë u fitua nga kompania “De Mare Albania”, e njohur për lidhjet me Klodian Zoton e Inceneratorëve dhe nga kompania “Victoria Invest”, e cila ishte e afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Procedura është nën hetim nga Prokuroria Speciale prej më shumë se dy vitesh, por ende nuk ka asnjë konkluzion.
Kontrata parashikonte që punimet të mbylleshin brenda 12 muajve, pra në fillim të vitit 2021. Por, ky afat është shtyrë të paktën 3 herë. Kryeministri Rama deklaroi fillimisht se Eko-Parku do të përfundonte më 1 qershor 2021, më pas se ai do të dorëzohej në Tetor 2021. Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako dha një datë tjetër përfundimi, 1 qershor 2022.
Por, punimet ende nuk janë dorëzuar. Agjencia Kombëtare e Mbetjeve ka shpallur këtë fillim-jave rezultatet e tenderit për kolaudimin e punimeve të Eko-Parkut të Porto Romanos. Pra, afati i dorëzimit të projektit pritet të shtyhet edhe për një kohë të pacaktuar, deri në verifikimin e plotë të cilësisë së punimeve. Kryeministri Edi Rama e prezantoi Eko-Parkun e Durrësit si një mundësi ekologjike për të mbyllur landfillin e rrezikshëm të Porto Romanos.
Por, ajo që u kuptua më vonë ishte se projekti i Eko-Parkut në fakt u përdor për të detyruar bashkitë e Durrësit, Kavajës e Shijakut që të nënshkruanin kontrata aspak favorizuese për depozitimin e mbetjeve në landfillin privat të Sharrës, i cili i është dhënë me koncension kompanisë “Integrated Energy BV”.
Pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos, administrata lokale në Durrës, Kavajë e Shijak u detyrua të shumëfishojë tarifat e pastrimit për qytetarët dhe bizneset, si një mënyrë për të përballuar çmimet për kompaninë private të biznesmenit në kërkim, Klodian Zoto./syri/
Rruga Press