Ekipi i Villareal i befason të gjithë në Europë, ja se për çfarë bëhet fjalë
Një lëvizje e drejtuesve të Villareal është përgëzuar nga të gjitha mediat europiane duke u surprizuar jo pak.
Në ditën e sotme klubi spanjoll ka bërë të ditura çmimet e biletave kundër Bayern Munchen për çerekfinalen e Champions League, pasi eliminuan Juventusin.
Teksa të gjithë prisnin rritje marrëmëndëse në mënyrë që klubi të përfitonte sa më tepër para, në fakt është menduar e kundërta.
Të gjithë tifozët që janë abonuar më herët, mund ta blejnë biletën për të parë ekipin e tyre ndaj Bayern për vetëm 20 euro, praktikisht sa shifra që mund të paguhet edhe për të parë Tirana-Partizani.
Rruga Press