Ekipet dalin në terren – Tash e tutje edhe kontrolle teknike të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se pas një pune intensive kanë miratuar Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.
Ai bëri të ditur se tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolle rutinore në komunikacion.
“Kjo do të bëhet për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion”, ka shkruar Aliu në rrjetin social.
Ai tha se përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuohet në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.
Udhëzimin Administrativ NR.01/2024 mund t’a gjeni në vegëzën:
Rruga Press