Bota

Egjipti forcon kufirin me tanke për të mos lejuar refugjatët nga Gaza të hyjnë në vend

Kryeministri egjiptian Mustafa Madbouly ka thënë të martën se vendi i tij është i përkushtuar të mbrojë sovranitetin me çdo kusht, duke iu përgjigjur thirrjeve që refugjatët palestinezë nga Gaza të lejohen të hyjnë në Egjipt.

“Ne jemi gati të sakrifikojmë jetën e miliona njerëzve për të siguruar që askush të mos sulmojë territorin tonë”, ka thënë Madbouly në një takim me personelin ushtarak dhe udhëheqësit lokalë në Sinai, sipas Wall Street Journal.

Sipas kryeministrit, Egjipti nuk do të lejojë kurrë që t’i imponohet një marrëveshje që do të ishte kundër interesit të tij.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Egjipti ka vendosur tanke dhe automjete të blinduara pranë pikës kufitare Rafah në Gaza.

Egjipti i frikësohet fluksit prej mijëra refugjatësh për shkak të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe deri më tani e ka mbajtur kryesisht kufirin të mbyllur, duke lejuar vetëm kalimin e kamionëve me ndihma.

Egjipti është i kufizuar nga një traktat paqeje i vitit 1979 me Izraelin për numrin e forcave që mund të vendosë në Gadishullin e Sinait, megjithëse Izraeli në të kaluarën e ka lejuar Egjiptin t’i tejkalojë këto shifra për të luftuar grupet kryengritëse islamike në zonë.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Shërbimi i inteligjencës izraelite nxori dokument që rekomandonte zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Rripi i Gazës në Egjipt, në Gadishullin Sinai. Palestinezët, prej të cilëve 2.3 milionë jetojnë në Gaza, kanë refuzuar më parë propozime të tilla.

Rruga Press

YouTube player