KryesoreLajme

Edward Joseph: Qasja duhet të ndryshojë, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet destabilizuese ndaj Kosovës

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph së fundmi është shprehur se Ballkani nuk do të bëhet në 2025-ën prioritet i madh për SHBA-në ndërsa theksoi se presidenti Trump është i familjarizuar me Kosovë dhe Serbinë. Joseph shtoi se Trump ka arritur marrëveshjen e Uashingtonit me ish-kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç. Sipas tij ai është i familjarizuar me ta dhe e ka përmendur para zgjedhjeve.

“Nuk mendoj që Ballkani do të bëhet prioritet i madh, por presidenti Trump është i familjarizuar me Ballkanin, është i familjarizuar me Kosovën dhe Serbinë, sepse e ka arritur marrëveshjen e Uashingtonit me ish-kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç. Pra është i familjarizuar me ta dhe e ka përmendur para zgjedhjeve. Janë të vetëdijshëm për këtë, do të shtyjnë disa projekte infrastrukturore mund t’i shtyjnë, këtë korridorin e tetë që është projekt strategjik”, shprehet Joseph.

Lexo më shumë  Meloni refuzon largimin e simboleve fashiste nga logoja e partisë

ipas ekspertit në vitin 2025, nuk pritet ndonjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Profesori amerikan thotë se qasja duhet të ndryshojë për faktin se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet destabilizuese.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse, kështu që nuk duhet të vazhdohet më tej, përderisa vetëm Kosova mbahet përgjegjëse dhe ka masa ndëshkuese dhe Serbia nuk mbahet përgjegjës dhe duhet të ndalohet kjo”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner

Rruga Press

YouTube player