Edukimi estetik i paraprin edukimit politik
Në bazë të formulës: nuk më shqetëson këngëtari debil që këndon tallava, sa ç’më shqetëson publiku i madh që ai ka,
vlen njësoj edhe për Big Brotherin: nuk të shqetëson debiliteti që shfaq ky lloj show, shqetësuese është masa e madhe që e ndjekin.
Edhe në Gjermani e Francë ka reality shows, por nuk totalizojnë publikun si tek shqiptarët. Merren tablloidet dhe një shtesë e caktuar e popullsisë.
E si mund të pritet prej një publiku që ndjek me kaq pasion një show të këtij niveli të ulët të ketë gjykim të shëndoshë në politikë? Po si do votohej e simpatizohej ndryshe Edi Rama, si do rikthehej në skenën politike Sali Berisha, si do të sundonte përndryshe injoranca e Ali Ahmetit në MV për 22 vjet rresht?
Edukimi estetik i paraprin edukimit politik.
Talibanizmi i shoqërisë shqiptare ka filluar me prishjen e objekteve dhe institucionve kulturore dhe artistike, si kinematë, Teatri Kombëtar, muzetë, me shkatërrimin e universitetve dhe shkollës në përgjithësi etj. Kjo shije është shije e kultivuar me kohë. Tani vetëm se ka plasur cipa dhe preferenca estetike e shëmtisë nuk fshihet më.
Rruga Press