KryesoreLajme

Edi Rama ia fal me 60 lekë litrin  miliarderit ruso-izraelit. Jahti i tij furnizohet me naftë në Durrës

Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, paraditen e sotme u ankorua jahti gjigand “Andromeda”, në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner.

Jahti do të furnizohet me 250 000 litra karburant, i cili është pothuajse falas falë politikave të Ramës, dhe me pas do të nisë lundrimin drejt destinacionit të radhës portit të Dubrovnikut, Kroaci.

Lexo më shumë  Pamje apokaliptike nga Fier-Vlorë, tymi pushton autostradën

Siç dihet, jahtet e tilla ndalojnë në Shqipëri pasi furnizohen me naftë 60 lekë litri, duke paguar vetë një taksë minimale, ndërkohë që shqiptarët me rroga minimale e paguajnë me 180 lekë litrin.

Vlera e jahtit Andromeda arrin në 250 milionë dollarë, ku vetëm kostoja vjetore e mirëmbajtjes është rreth 25 milionë dollarë. Miliarderi Juri Borisovich, pronar i këtij superjahti është i njohur si bashkëthemelues në disa kompani globale interneti, ndërsa aktualisht është investitor në sipërmarrjet gjigande si Facebook, Twitter, Alibaba, Spotify etj, shkruan kapitali. 

Lexo më shumë  Rekord punësimi i të huajve në Shqipëri arrin 22,7 mijë shtetas; 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti

Rruga Press

YouTube player