BallinaLajme

Edhe siguria rrugore me koncesion, qeveria fond prej 5 miliardë lekësh për PPP-të

Edhe siguria rrugore do të jepet me koncesion. Qeveria ka parashikuar një fond prej 5 miliardë lekësh që do ti jepen fituesit në formën e Partneritet Publik Privat. Vetëm brenda këtij viti për pikat e zeza në rrugë janë dhënë 240 milionë lekë.

Në vitin 2021, qeveria parashikon të japë 6 koncesione me formulën e Partneritetit Publik Privat, me një detyrim prej 217, miliardë lekësh.

Në këtë mënyrë kjo fushë do të zërë rreth 49.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Por Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Brendshme duket se janë dorëzuar dhe për menaxhimin e atyre që quhen pika të zeza në sigurinë rrugore.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Për këtë qëllim është parashikuar që kjo çështje ti jepet një kompanie private me PPP dhe me një vlerë prej 5 miliardë lekë.

Ende nuk ka ndonjë të dhënë se cila do të jetë detyra që do të ketë koncesionari për të rritur sigurinë rrugore.

Dy vite më parë është bërë e ditur se janë mbi 105 pika të konsideruara të zeza për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me pasoja të rënda në to.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Por nuk është ky shpenzimi i vetëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm gjatë këtij viti ka zhvilluar dy tendera me vlerë 241 milionë lekë për këtë qëllim.

Për kontratën “Përmirësimi i Sigurisë Rrugore në segmentet me rrezik të lartë të rrjetit rrugor kombëtar” në shtator të këtij viti janë dhënë 202 milionë lekë.

Ndërsa “për eleminimin e pikave të zeza në rrugë” rreth 39 milionë të tjera.

Situata megjithatë vijon të mbetet problematike, pasi vetëm në 10 muajt e parë të vitit janë shënuar 1011 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 153 persona.

YouTube player