Lajme

Edhe pse nuk deklaroi 3 vitet burg në Greqi, Balla pohon: Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër për PS-në

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit. Balla u shpreh se me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Deputeti shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh.

Sa i përket pyetjes për rastin e Bulqizës, nëse do të ketë një emër të ri pasi Lefter Alla është pas hekura, ai nuk pranoi të komentonte.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Pyetje: Përse vendosni persona me precedent penal, nuk ka njerëz të tjerë në PS?

Balla: Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani.

Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla, sepse ligji do të funksionojë,

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?

Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *